Saturday, October 12, 2013

Ne treg, numri i ri i revistes LIVING...

Revista LIVING i shkon shume per shtat filozofise se vjeshtes: ne vere celin lulet ne peme, te cilat ne vjeshte shnderrohen ne fruta te embla e te shendetshme!!! Keshtu dhe kjo reviste e re ne treg, pasi celi si nje lule e bukur, tani eshte shnderruar ne nje "frut" me vlera "ushqyese" per trupin, mendje dhe shpirtin! Nuk me besohet qe po shkruaj pikerisht une keshtu, kaq ne menyre sentimentale dhe poetike.  Por e verteta eshte se vjeshta eshte e vetmja stine ndoshta kur une ndihem keshtu... ajo eshte si nje poezi e natyres, ndaj dhe editorialin hapes ne kete numer e kemi titulluar MBERRITI STINA E VJERSHES... duke bere keshtu nje loje fjalesh, por dhe duke qene te vertete ne ate qe themi, sepse ne asnje stine tjeter natyra nuk duket kaq bukur sa ne vjeshte. Ky numer ka me shume materiale brenda se gjithe paraardhesit e tij. Jo thjesht materiale per te mbushur faqet, por brendi te mire, duke nisur nga historite njerezore e duke vazhduar me shtrimet fantastike te tavolinave dhe recetave te kuruara nga Ariola Ocka, nje kolegia jone shume e talentuar, qe po fut ne Shqiperi dicka te re. Dicka te re ne stilin se si behen revistat... sepse na pyesin gjithmone: i merrni keto gjera nga interneti??? Jo, asgje nuk merret nga interneti. 99 % revista eshte me foto tonat dhe shkrimet tona. Dhe kete numer, po e them popullorce se ne blog jemi, na ka dale fundshpina vendit, por gjithashtu jemi argetuar. Si te mos argetohesh mes kungujve te lezetshem, molleve e manaferrave? Si te mos ia kalosh bukur ne nje set fotografik dedikuar DITES SE FALENDERIMEVE, ku  nje zonje me shije si Zosia Brown nga Ambasada Amerikane shtron nje tryeze qe te le pa fjale? Na vjen mire qe sollem ne reviste, qysh ne koopertine, aromen e vjeshtes. Per kete e kane meriten fotografi Artan Korenica dhe stilisti Ardi Asllani, si dhe Ariola Ocka qe ndertoi skenat per fotografite. Arbana Osmani nga ana tjeter  u tregua shume bashkepunuese. Dhe loja me e bukur ne cover eshte ajo qe perkufizon shume mire vjeshten time, por besoj dhe tuajen: shkurt, keto muaj jemi te rrethuar nga kunguj!!!
            

4 comments:

  1. Replies
    1. Maru, je komenti i pare ne blogun tim :*

      Delete
    2. Hahah po une gjithmone kam qene e para ne jeten tende more djale, pot ti therrasesh pak kujteses :))) po hajt me kembe te mbare e ta gezosh :)))

      Delete
    3. Hahahahaha bobooooo... do mendojne njerezit se me ty kam humbur vir... tuozitetin une :P

      Delete