Saturday, October 26, 2013
I want it now and I want it free...
Krijimi i ketij blogu eshte falas. Gjithashtu, ju mund te keni akses ne kete blog dhe artikuj po falas. A nuk e ben internetin dhe rrjetet sociale pikerisht ky detaj kaq popullor dhe te preferuar? Fakti qe nuk na duhet te paguajme per te marre dicka? Mendoj se deshira per t'i rene qylit eshte nje nga veset me te medha njerezore. Ne Shqiperi ky ves eshte dhe me i theksuar. Dikush do te thote ndoshta: "po njerezit nuk kane para" dhe jam dakord. Problemin e kam me ata njerez qe i kane mundesite financiare, por jane psikologjikisht te prirur per te perfituar gjera qyl. Une punoj ne nje reviste fantastike, si LIVING, e cila fale Zotit ecen shkelqyer ne treg. E para sepse eshte shume cilesore dhe e dyta, sepse ka nga ana e marketingut mbeshtetjen e nje medie te madhe si VIZION +, qe e promovon nepermjet spoteve. Megjithate, nuk e fsheh keqardhjen qe ndryshe nga vendet e tjera te botes, revistat ne Shqiperi nuk jane shnderruar ende ne ate produktin "e shportes", edhe pse duhet te jete i tille. Eshte e pakonceptueshme ne bote, duke filluar nga vendet tona fqinje si Italia dhe Greqia, te shkosh ne supermarket e te mos rrembesh nga raftet nje reviste apo gazete. Shpesh ne metro apo urbane sheh njerez me koken ulur qe shfletojne shtypin e dites apo periodiket. Eshte ceshtje kulture, tradite. Nje tradite e bukur qe ne Shqiperi per fat te keq nuk eshte krijuar ende... Eshte e trishte te takosh nje kolegen tende qe punon ne gazete dhe nuk e ka pare kurre revisten tende (e ka per detyre ta bej kete, qofte dhe per te ditur tregun). Ka dhe nga ata personazhe qe kane dale ne reviste dhe nuk e kane blere ende, se presin qe t'ua dhurosh ti. Jane njerez te nje kategorie dhe niveli nga i cili ti pretendon te kete interes dhe reagim, por jo. Une nuk i imagjinoj dot fundjavat e mia pa informacionin qe marr nga gazetat apo revistat. Dikush mund te thote se revistat nuk jane cilesore ne Shqiperi, se interneti po e vret shtypin e shkruar. E para, disa prej revistave aktualisht ne treg vlen te shfletohen me kujdes dhe e dyta, interneti nuk ka per ta zevendesuar kurre shtypin e shkruar, sepse menyra si trajtohen argumentet aty jane te paimitueshme nga bota virtuale. Pervec kesaj, te shfletosh, te prekesh me dore dhe te ndjesh aromen e plumbit te nje periodiku te shtypur, nuk ka cmim. Dhe ka pafundesisht argumente qe i gjen ekskluzivisht ne shtypin e shkruar. Nuk behet fjale ketu as per para, sepse nje reviste kushton maksimumi 5 mije leke dhe kaq para, madje dhe me shume, ne i shpenzojme per kafe boshe gjate dites. Nuk ka te beje as me mungesen e cilesise, sepse ka vertet gjera te bukura ne revista dhe e them kete me pergjegjesi te plote. Kjo ka te beje vetem dhe vetem me mentalitetin tone... ne nuk na ben zemra te shpenzojme per t'u informuar, per te kultivuar shijet nepermjet periodikeve, per te blere bileta per opera (i duam ato falas dhe kur behet fjale per koncerte bamiresie)... ne shpenzojme para pa na u dridhur dora per kafe, cigare dhe rroba, nevojat keto fatkeqesisht ende te uleta te shoqerise se mesme dhe te larte shqiptare!!!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment